Tuneli i Llogarasë pritet të hapet para sezonit veror, Rama: Po bëhet betonimi final që ka arritur në 70% të të gjithë gjatësisë
Tuneli i Llogarasë është hapur i gjithi, dhe tashmë po bëhet betonimi final që ka arritur në 70% të të gjithë gjatësisë së tunelit.
Në fotot e publikuara kryeministri Edi Rama, bën të ditur se është hapur tuneli i emergjencës në të cilin po punohet me elementet e sigurisë.
‘‘Mirëmëngjes dhe nga tuneli kryesor i Llogarasë, tani i hapur i gjithi e ku po bëhet betonimi final që ka arritur në 70% të të gjithë gjatësisë së tunelit, dhe ku është hapur tuneli i emergjencës në të cilin po punohet me elementet e sigurisë, ju uroj një ditë të mbarë!’’- shkruan Rama.