“Tetori Rozë”, bashkia e Finiqit fushatë sensibilizuese kundër kancerit të gjirit
Muaji tetor njihet ndryshe si “Tetori rozë”, muaj kushtuar ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
Qëllimi është të rritet numri i ekzaminimeve për kapjen e hershme të kancerit dhe për rritjen e mundësive për një shërim të plotë të të prekurave.
Punonjesit e bashkise se Finiqit iu bashkuan mesazhit sensibilizues të Njësisë së Kujdesit Vendor të këtij qyteti.
POSTIMI I KRYEBASHKIAKUT ROMEO ÇAKULLIT
Tetori është ROZË
Një fushatë informuese për kancerin e gjirit, po kryhet nga Shërbimi kompetent i Bashkisë së Finiqit, me harkun karakteristik ndërkombëtar rozë, ku synohet informimi i vazhdueshëm për rëndësinë e diagnostikimit të hershëm. Sepse ndërgjegjësimi dhe parandalimi shpëtojnë jetë, ndoshta edhe tuajat…