Një ditë pas inspektimit në terren, Basha kërkesë qeverisë: Shpërbleni edhe policët…si mjekët
Një ditë pasi doli në terren për të inspektuar dhe vlerësuar punën në terren të policisë, kryetari i opozitës Lulzim Basha, i bën thirrje qeverisë të japë shpërblime edhe për uniformat blu.
Kjo pasi sipas Bashës, edhe policët ashtu si mjekët, janë në vijën e parë të luftës me pandeminë e koronavirusit.
Sakaq është raportuar për të prekur me COVID-19 në mesin e policisë, ndërsa Basha e nis duke mbështetur kërkesën e Sindikatës së Policisë:
“Mbështes plotësisht kërkesën e drejtë të Sindikatës së Policisë për shpërblim suplementar për punonjësit e policisë.
Ashtu si çdo qytetar i këtij vendi jam dëshmitar për kushtet e vështira në të cilat ata po punojnë. Pas personelit shëndetësor, punonjësit e policisë janë në vijën e parë dhe ndër më të ekspozuarit ndaj rrezikut. Ata janë në shërbim me dhe pa orar në të gjithë vendin.
I bëj thirrje qeverisë që të gjejë mundësinë për të akorduar shpërblim financiar për punonjësit e policisë në krye të detyrës, dhe u kërkoj qytetarëve bashkëpunim të plotë dhe mirëkuptim e mbështetje për punonjësit e policisë në mënyrë që bashkarisht dhe duke u mbështetur tek njeri-tjetri ta tejkalojmë këtë situatë me sa më pak dhimbje.”