Bashkia Sarandë dhe OeAD tryeze bashkëpunimi për rritjen e kapaciteteve dhe numrin e nxënësve që ndjekin arsimin profesional
Me iniciativën e përbashkët të Bashkisë Sarandë dhe OeAD u zhvillua pak dite me pare nje takim me aktorët kryesorë për rritjen e kapaciteteve dhe numrin e nxënësve që ndjekin arsimin profesional.
Drejtoresha e Agjencisë për Arsimin dhe Kualifikimin Profesional Znj. Ejvis Gishti dhe Drejtoresha E Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive Rajoni Vlorë Znj. Saniela Xhaferi theksuan rëndësinë e shkollës profesionale Hoteleri-Turizëm “ Antoni Athanas” në përgatitjen e brezit të ardhshëm të profesionistëve, e një brezi të kualifikuar që përtej teorisë do të kenë mundësinë të zhvillojnë në ambjentet e bizneseve praktikën profesionale.
Drejtoresha e Shkollës Profesionale Znj. Rudina Liçaj tha se stafi i trajnuar dhe ambjentet bashkëkohore janë gati të mirëpresin nxënësit për vitin e ri shkollor 2023-2024
OeAD, Bashkia Sarandë dhe bizneset pjesëmarrëse shprehën gatishmëri të plotë për mbështetje të shkollës dhe arsimit profesional si e vetmja mundësi për të rritur nivelin e shërbimit.