Pastrohet aksi Kardhiq-Delvinë, Rama: Çdo krim mjedisor përbën vepër penale dhe gjobitet
Bashkia Gjirokastër dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar u angazhuan në pastrimin e aksit Kardhiq-Delvinë që çdo ditë frekuentohet nga mijëra turistë.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky aksion pastrimi, ndërsa kujtoi se rrugët janë për të shkurtuar distancat, jo për t’u kthyer në kosha plehrash.
Rama përsëriti thirrjen se çdo krim mjedisor përbën vepër penale dhe gjobitet.
Flukset e larta turistike kanë sjellë mobilizimin 24 orë të skuadrave të pastrimit, kryesisht në zonat bregdetare.
Për sezonin turistik veror 2023, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, përmes Agjencisë Kombëtare të Bregdetit po mbështesin me forca shtesë pastrimi për vijën bregdetare bashkitë e Vlorës dhe Rrogozhinës, përveç bashkive Durrës, Kavajë, Sarandë e Himarë ku ky proces ka nisur që një vit më parë.