Policia Bashkiake e Sarandes: Denonconi paligjshmërinë…
“Policia Bashkiake Sarandë ka konstatuar një rast i veprës penale të hedhjes së mbetjeve të ngurta në mënyrë të parregullt në territorin e lagjes “Kodër” Policia Bashkiake, në përputhje me kompetencat dhe përgjegjësitë e saj, ka ndërmarrë masa të menjëhershme për të neutralizuar këtë situatë të ardhur nga persona të papërgjegjshëm dhe për të siguruar një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm.
Masat e ndërmarra përfshijnë pastrimin e menjëhershëm të territorit të prekur dhe identifikimin e autorëve të kësaj vepre penale, me qëllim që të përforcohet respektimi i rregullave dhe ligjit në territorin tonë.
Policia Bashkiake Sarandë ka filluar procedurat administrative për të ndëshkuar autorët e këtij veprimi të paligjshëm. Persona të identifikuar si përgjegjës për hedhjen e mbetjeve të ngurta në mënyrë të parregullt do të përballohen me masa administrative të përcaktuara me ligj për të parandaluar këto sjellje të papranueshme dhe për të ndihmuar në ruajtjen e mjedisit dhe komunitetit tonë.
Policia Bashkiake Sarandë fton të gjithë qytetarët të bashkëpunojnë në këtë përpjekje të përbashkët për të ruajtur pastërtinë dhe rendin në qytetin tonë.