“Vafshi në të s*mës se mua kaq m’u deshët”, aktori nga Saranda shpërthen ndaj Klan-it: S’mund të më lajmëroni 3 muaj përpara
Në muajin qershor spektakli i humorit në TV Klan, “Klanifornia” mbylli rrugëtimin e tij. Ishte producenti Turjan Hyska i cili konfirmoi mbylljen e programit shumë të dashur për publikun.
Ditën e djeshme aktori Albano Bogdo në një lidhje live në Tik Tok ka treguar se është lajmëruar vetëm 3 muaj më përpara për mbylljen e spektaklit të humorit.
“Na erdhi një ditë pronari, nuk na erdhi neve i tha drejtorit tonë të ‘Klanifornias” Turit në muajin prill, në qershor mbyllet komplet.
Nuk mund të thotë njeriu 3 mua para ikni ju, e di unë që 3 muaj është ligjërisht njoftimi por unë nuk jam roje objekti, duhet të më thuash 1 vit para, që unë të mendohem 1 vit, ta ndaj jetën në mes punës që po bëj, të cilën dua ta bëj shkëlqyer dhe midis projektit të ri të ardhshëm që duhet të bëj ku të përplasem.
Nuk mund të më thuash 3 muaj përpara, ti tjetri, ti tjetri etj, vafshi të sëmës së mua kaq m’u deshët.
Nuk kam pyetur asnjërin se ku do të shkojë”- thotë aktori i humorit në video live e bërë më ndjekësit në Tik Tok.
“Klanifornia”, i cili u moderua nga Marina Vjollca, nisi si program në tetor të vitit 2019 dhe vazhdoi për gjashtë sezone rresht.