Përfshihet nga zjarri pylli i Sodës në Vlorë, era po favorizon flakë
Zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pyllin e Sodës në afërsi të Zvërnecit, në Vlorë.
Zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm, ndërsa era e fortë që po fryn në atë zonë po favorizon përhapjen me shpejtësi të zjarrit.
Në vendngjarje kanë mbërritur tre automjete zjarrfikëse që po ndërhyjnë për të lokalizuar zjarrin, ndërsa deri tani janë djegur sipërfaqe të konsiderueshme.
Ndërsa më herët persona të papërgjeshëm i kanë vënë flanën gomave të makinave sot në Vlorë, duke shkaktuar një ndotje të konsiderueshme për qytetin.