Kishte zaptuar plazhin në Ksamil, procedohet penalisht 54- vjeçari
Nje 54-vjeçar nga Ksakili që kishte zënë hapësirën publike duke vendosur 30 çadra dhe 60 shezlongë dhe që fshihte të ardhurat që përfitonte eshte proceduar penalisht nga policia.
“-D. M., 54 vjeç, banues në Ksamil, për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Pajisjet që gjeneronin muzikën e lartë, 30 çadrat dhe 60 shezlongët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorsë, për veprime të mëtejshme”, thuhet ne njoftimin e policise.