Greqia kundër testimeve masive: Rezultatet e rreme që dalin nga këto teste sjellin pasoja të rënda
Në Greqi, Shoqata Kombëtare Farmaceutike, shprehet kunder testimeve masive.
Ajo thekson se në fazën që ndodhet virusi, farmacistët të mos bëjnë furnizime me teste diagnostikuese të COVID-19, duke i njoftuar paralelisht komunikimet e profesorit të sëmundjeve infektive, Sotiris Tsiodras.
Njëlloj si në Shqipëri, edhe në Greqi shoqata dhe mjekët janë kundër testimit masiv, pasi siç theksohet në komunikatë, ka shumë teste fallco pozitiv apo fallco negativë, që mund të sjellin pasoja të rënda për përhapjen e virusit, ndaj edhe nuk sygjerohen testet masive, por ato molekulare në laborator për ata qytetarë që kanë simptoma.
‘Një rezultat pozitiv mund të jetë i rremë për shkak të ekspozimit ndaj viruseve të tjerë të familjes së koronavirusit që janë të zakonshëm çdo vit dhe shkaktojnë ftohje.
Nga ana tjetër, një rezultat negativ në fazën akute të sëmundjes te një person asimptomatik ose me simptoma të lehta mund të japë mesazhin e gabuar, se ai person është mirë.
Pra, që nuk është i infektuar me virusin, gjë që sjellë veprime të papërgjegjshme nga ana e personit.
Realiteti mund të jetë ndryshe, pasi një person mund të jetë i infektuar pavarësisht se testi del negativ, sidomos në fazën akute të sëmundjes.”, thuhet në komunikatë.