Plazh privat në zonë publike, procedohen penalisht dy persona në Sarandë
Në Sarandë vijon aksioni policor për lirimin e hapësirave të zaptuara publike nga privatët. Sipas policisë mësohet se operacioni i fundit është zhvilluar në plazhin “Pema e Thatë” në Ksamil.
Në kuadër të aksionit është bërë i mundur sekuestrimi i 152 çadra plazhi dhe 413 shezlongë.
Gjatë operacionit është zbuluar se ishin pushtuar 500 m2 tokë shtet, duke u shfrytëzuar si plazh, pa lidhur kontratë përdorimi. Policia ka proceduar penalisht dhe ka referuar materialet në Prokurori për Gj. Ismaili dhe K. Ismaili, përkatësisht 58 dhe 38 vjeç, banues në Sarandë.
Në operacion merrnin pjesë IKMT, Policia e shtetit, IVMT, FNSH dhe Policia bashkiake.