Syri i Kaltër monument natyre, turistët nuk duan t’ia dinë dhe lahen në të

Syri i Kaltër është një burim uji, dukuri natyrore dhe vend turistik i shpallur monument i natyrës prej shumë vitesh.

Për shkak të bukurisë natyrore që ofron, formës që i ngjason bebes së syrit dhe ngjyrave të mahnitshme që e rrethojnë, Syri i Kaltër është kthyer në një atraksion turistik.

Turistë nga e gjithë bota vizitojnë pothuajse çdo ditë të vitit Syrin e Kaltër për shijuar bukuritë natyrore që ofron ky vend i veçantë në Shqipëri.

Por teksa shijojnë bukurinë që Syri i Kaltër ofron, ata harrojnë të zbatojnë rregullat që një monument natyre ka.

Në hyrje të Syrit të Kaltër është e vendosur tabela ku thuhet qartë se ndalohet hedhja në ujë.

Por turistët ashtu si edhe shqiptarët nuk duan t’ia dinë fare për një rregull të tillë dhe hidhen në ujë nga lartësi të ndryshme, pa u shqetësuar fare për statusin që Syri i Kaltër mban.