Kumbaro: Vrojtuesit dhe sinjalistika në plazhe, detyrim i panegociueshëm për çdo subjekt
“Vrojtuesit në pikat e vrojtimit në plazhe dhe sinjalistika, janë detyrim i panegociueshëm për çdo subjekt”, u shpreh sot ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.
Kumbaro theksoi në një postim në rrjetet sociale se, stafi i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit është përditë në terren, në inspektim të plazheve për kontrollin e vrojtuesve.
“Stafi i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit është përditë në terren, në inspektim të plazheve për kontrollin e vrojtuesve, detyrim i panegociueshëm për çdo subjekt, të pikave të vrojtimit dhe sinjalistikës në plazhe”, shkroi Kumbaro.
Kumbaro ndau gjithashtu momente gjatë punës së agjencive rajonale të bregdetit në plazhet e Shkëmbit të Kavajës, Shëngjinit, Sarandës, Ksamilit, Potamit dhe Golemit.