Kontrollet në bregdet/ Policia bllokon një tjetër mjet lundurues në Sarandë
Policia ka bllokuar 1 mjete lundruese në Sarandë në kuadër të kontrolleve për mbarëvajtjen e sezonit turistik.
Skafi bollkuar ne Sarande u konstatua nga policia se lundronte pa dokumentet e nevojshme përkatëse.
“Në vendin e quajtur “Hunda e Marinës”, Sarandë, u bllokua një mjet lundrimi varkë plastike, sepse drejtuesi i saj nuk kishte certifikatën për ushtrimin e veprimtarisë si operator ekonomik në fushën e turizmit, si dhe sepse nuk kishte në bord, dokumentet e nevojshme për daljen në det. Për këto shkelje, drejtuesi i këtij mjeti, u ndëshkua me 2 masa administrative, me vlerë totale 110 000 lekë të rinj”, thuhet ne njoftimin e policise.