E pazakontë në Sarandë, i riu bën për spital dy policët që shkuan ta arrestonin (Emri)
Dy policë janë dhunuar në Sarandë, pasi kanë tentuar të arrestojnë një 23-vjeçar.
Mësohet se 23-vjeçari Perikli Naçi, i cili është me masën “arrest në shtëpi”, ndodhej jashtë godinës kur është pikasur nga dy policët.
Ata i janë afruar për ta arrestuar, por 23-vjeçari është kundërpërgjigjur duke i dhunuar. Bëhet me dije se bashkë me Naçin kanë qenë edhe disa shokë të tij.
Pak çaste më pas është bërë i mudur lokalizimi dhe shoqërimi në polici i Naçit dhe dy personave të tjerë.
Dy efektivët janë transportuar në spitalin e Sarandës, ku po marrin mjekimin e duhur.
Naçi rezulton i arrestuar një vit më parë me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike, ndërsa gjykata kishte dhënë masën “arrest në shtëpi” për të.