VIDEO/ ‘Përcillet’ dimri në Vlorë! Bashkia ndez zjarrin tradicional, qytetarët ‘ngrohen’ nga dritaret
Pavarësisht se koronavirusi ka ndryshuar mënyrë tonë dhe jo vetëm të jetesës, tradita nuk harrohet dhe sidomos në Vlorë.
Mbrëmjen e sotme, bashkia ka vendosur një turrë me dru në lungomare duke ndezur një zjarr, që simbolizon largimin e dimrit dhe ardhjen e pranverës.
Por ndryshe nga vitet e tjera, rreth zjarrit nuk kishte asnjë qytetar për shkak se ndodhen në karantinë të detyrueshme për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, teksa grumbullimet nuk lejohen.
Në sfond dëgjohen vetëm dallgët e fundit…