“Rruga e shtruar për Navaricë një premtim i mbajtur”, Denaj: Me Romeo Çakulin do ecet më përpara

Deputetja Anila Denaj ka ndarë disa pamje nga takimi që kanë organizuar në Navaricë, me kandidatin e MEGA-PS Romeo Çakuli.

Denaj shkruan se në këtë zonë është mbajtur premtimi për shtrimin e rrugës, ndërsa shtoi se me Çakulin do vijohet përpara me projektet e reja.

“Finiq- Rruga e shtruar per Navarice, na beri bashke me komunitetin ne prezantimin e Romeo Cakuli, kandidatit per Kryetar Bashkie ne Finiq.

Nje premtim i mbajtur dhe nje angazhim i dhene per ta perfunduar me te gjitha standartet e duhura, brenda vitit”, shkruan Anila Denaj.