Rama për Ardit Cikulin: Është e turpshme për atë që përzihet me një non grata
Kryeministri Edi Rama ishte dje në Sarandë, ku prezantoi kandidatin e PS për kryetar bashkia Oltion Çaçi, por nuk la pa përmendura as rivalin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Ardit Cikuli, për të cilin tha se vjen nga një familje e mirë.
Edhe pse e vlerësoi për origjinën familjare, Rama nuk nguroi të thoshte se ‘është turp që për një familje të mirë të përzihet me një non grata’, duke iu referuar këtu Sali Berishës.