Zhdukja e “Koçoles’ dhe e Sulovarit: Ja blindi i sekuestruar në Sarandë, ende asnjë gjurmë nga trupat e tyre
Blindi që shihni është një nga automjetet e sekuestruara nga policia e Sarandës në kuadër të hetimeve për zhdukjen e mistershme të 46-vjeçarëve Leonard Thodhori e Fatmir Sulovari. Bëhet fjalë për një automjet të blinduar tip Jeep Cherokee me targa greke BOO – 9195.
Fuoristrada e zezë dhe me xhama të zinj është zbuluar në një plantacion me mandarina në fshatin Xarrë të Bashkisë Konispol. Po ashtu mësohet se mjeti i dytë i sekuestruar nga policia në një karburant në Qafë Gjashtë është një fuoristradë “Land Rover” Discovery me targa greke e marrë nga Operacionalja me karroatrec.
Ky mjet lëvizte në qytetin e Sarandës dhe përveç xhamave të zinj, kishte të instaluara brenda saj fenelina si të policisë, edhe pse këto nuk u gjetën në momentin e sekuestrimit.
Sa i përket mjetit “Mercedes-Benz” që ka kryer rrëmbimin, ai rezulton mjeti që ka transportuar autorët e vendosjes së eksplozivit në 5 dhjetor 2022 në banesën e shtetasit Lefter Lefteri alias Afëz Kulla në Sarandë.P ashtu raportohet se policia e ndoqi me kamera sigurie këtë mjet deri në dalje të fshatit Gjashtë, ku mjeti mori drejtimin për në Nivicë, aty edhe ku u gjet, konkretisht në një garazh pa dryn të marrë me qira nga shtetas me banim në Sarandë.
Grupi hetimor bën me dije se hetimet kanë ecur me ritme të shpejta orët e fundit, por ende nuk jemi afër nxjerrjes së urdhër arresteve. Kërkimet e sotme të RENEA dhe FNSH janë zhvilluar si nga deti ashtu edhe nga toka, por ende nuk a asnjë gjurmë nga trupat e dy 46-vjeçarëve.