Ardit Cikuli ulet për kafe me disa gra: Bashkë do ndryshojmë shtëpinë tonë të përbshkët

Kandidati i Rithemelimit për kryetar bashkie në Sarandë Ardit Cikuli, ka zhvilluar një takim me gra dhe vajza në Sarandë në mjediset e një prej lokaleve të qytetit.

Cikuli sheh tek vajzat , gratë dhe nënat një potencial të veçantë për të ndryshuar bashkinë e Sarandës

“Me zonja të mençura , që me punën e tyre i shërbejnë denjësisht komunitetit ku jetojnë. Fuqizimi i gruas në biznes dhe përfaqësimi gjinor i barabartë në institucionet lokale do të jetë në listën tonë të prioriteteve , për 4 vitet e ardhshme.-shprehet Cikuli duke theksuar se ” Vajzat , gratë dhe nënat kanë fuqinë të ndryshojnë shtëpinë e tyre të vogël, por dhe shtëpinë tonë të përbashkët.,Ndryshimi në duart e tua!-thekson kandidati demokrat i Rithemelimit