Destinacioni i javës: Kisha Ortodokse “Shën Harallambi”, 100 m nga qendra e qytetit të Sarandës
Kisha ortodokse e “Shën Harallambit” është ndërtuar mbi rrënojat e kishës së vogël me të njëjtin emër, të evidentuar gjatë fundit të shekullit 19-të – fillim shekullit të 20-të.
Në 6 Janar 1999, me fillimin e punës për ndërtimin e kishës, u bë shenjtërimi i gurit të parë të themelit.
Përurimi i saj u bë në 15 gusht 2011, disa vite pasi ajo ishte ndërtuar, në praninë e Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Hirësia e Tij Z. Anastas Janullatos.
Kisha është e tipit bazilikal me tre nefe dhe kupolë, ku nefi qëndror është shumë më i madh në raport me nefet anësore.
Kisha nga të tre anët e saj rrethohet me hajat ndërkohë që në katin përdhe ka një sërë ambientesh në funksion të veprimtarive kishtare por edhe edukative dhe kulturore.