Oltion Çaçi viziton të moshuarit në Qendrën Polivalente në Sarandë
Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Sarandës, Oltion Çaçi, ka vizituar këtë të enjte të moshuarit që janë në Qendrën Polivalente.
Çaçi ka treguar para të pranishmëve se me bashkinë që ai do drejtojë, ndaj tyre do të ketë një përkujdesje akoma dhe më shumë dinjitoe dhe vlerësuese për kontributin e tyre në shoqëri.
“Sot në një takim të veçantë me të moshuarit në Qendrën Polivalente, për të cilët përgjegjësia jonë nuk është thjesht morale, por dhe institucionale.
Bashkia që unë do të drejtoj do të ketë një vëmendje të shtuar në adresimin e buxhetimit ndaj grupeve të margjinalizuara dhe veçanërisht moshës së tretë, për një përkujdesje më dinjitoze dhe vlerësuese ndaj kontributit të tyre për shoqërinë dhe qytetin tone”, nënvizon Oltion Çaçi.