Hidhet shorti: Ja si do të renditen në fletën e votimit kandidatët për kryetarë bashkie në Sarandë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka hedhur shortin për renditjen e kandidatëve për kryebashiakë në 61 bashkitë e vendit në fletën e votimit, për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Për bashkinë e Sarandës i pari në fletën e votimit do të jetë Skënder Muço nga PD.
Pas tij vjen Ardit Cikuli i Partisë së Lirisë, Oltion Çaçi nga PS dhe Gjergji Mërkuri i katëtrti që garon si i pavarur.
Bashkia Sarandë
- 1- Skënder Muço
- 2- Ardit Çikuli
- 3- Oltion Çaçi
- 4- Gjergji Mërkuri (I pavarur)