Kandidati i Partisë së Lirë, Ardit Cikuli shfaqet në rrugë dhe u premton qytetarëve të Sarandës: Do e bëjë qytetin lule

Kandidati i Partisë së Lirisë, Ardit Cikuli, ka dal këtë të martë në rrugët e qytetit të Sarandës për të takuar qytetarët.

I shoqëruar nga kryetarja e degës së Rithemelimit, Cikuli ka ndaluar disa qytetarët nëpër rrugë duke u dhënë premtime.

Ai shprehet se në rast se ai do të drejtojë bashkinë e Sarandës, ky qytetet do të njoh ndryshime të mëdha.

Njerëzit që ka takuar kandidati i Metës dhe Berishës janë me pikatore për shkak se nuk gëzon një mbështetje tek sarandiotët.