Oltion Çaçi zhvillon takime në terren me qytetarët: Do e kthejmë Sarandën në vendin më të mirë për të jetuar, punuar dhe lulëzuar
Kandidati i PS-së për bashkinë e Sarandës, Oltion Çaçi, ka nisur zyrtarisht nga puna në terren për të takuar, biseduar, dhe njohur nga afër, çdo ide të tyre për të ardhmen e qytetit.
Në një postim në rrjetet sociale Çaçi shkruan se do jetë zëri i gjithë qytetarëve për ta bërë Sarandën vendin më të mirë për të jetuar, punuar dhe lulëzuar.
“Ishte një nder të takohesha me kaq shumë prej jush sot dhe të dëgjoja idetë tuaja për të ardhmen e qytetit tonë.
Si kandidat për kryetar bashkie, jam i përkushtuar që të përfaqësoj zërin e të gjithë qytetarëve dhe ta bëj Sarandën vendin më të mirë për të jetuar, punuar dhe lulëzuar”, nënvizon në postimin e tij kandidati për kryebashkiak të Sarandës, Oltion Çaçi. /Sarandanews.com/