Përçarja e opozitës dhe OMONIA-s në Finiq, dy kandidatë në një ‘derë’, njeri me Berishën, tjetri me Alibeajn
OMONIA, Organizata e Minoritetit Etnik Grek në Shqipëri, është në aleancë me koalicionin e Sali Berishës e Ilir Metës, por edhe me grupimin e Enkelejd Alibeajt.
Ndërkohë përballë tyre qëndron kandidatura e Romeo Çakulit të MEGA-s i mbështetur nga PS.
Në Bashkinë Finiq, Berisha-Meta dhe Dule kandidojnë Leonidha Kriston si pjesë e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Leonidha Kristo eshte nje figure qe ka abuzar rende gjate kohes qe drejtonte bashkine e Finiqit.
Ai eshte paditur ne prokurori nga ana e KLSH per demin qe i ka kushtuar shtetit me 77 milion lek.
Ndërkohë vetë ish kryetari i OMONIA-s, Leonidhas Papas është regjistruar si kandidat i PD-së së vulës me përfaqësues Enkelejd Alibeajn.
Ish kryebashkikau Leonidha Kristo kandidon me Berishën dhe Leonidha Papa kandidon me Alibeajn, ku tregon qartazi perçarjen e opozites ne keto zgjedhje.