Saranda, kandidatin më sfidues të Lokaleve 2023!

Olti Çaçi, kandidati i PS për Sarandën është një nga emrat më befasues të listës Rama-lokale 2023. Dhe nga më sfiduesit. Sepse ka sfiduar bregdetin shqiptar, duke drejtuar kompleksin hotelier më të mirë në vend.

Sfidoi shprehjen: “Afër detit, afër mbretit!”, duke ndërtuar hotel jo buzë deti, por duke sjellë detin brenda. I tillë eshte “Flower” dhe i tillë është “Garden” në Golem. Një kompleks për të marrë eksperiencë si duhet të jetë biznesi i turizmit.

Olti Çaçi sfidoi tërmetin e vitit 2019. Pavarësisht dëmeve të nëntorit, në 25 dhjetor hotel Flower ishte plot. Sepse te Olti klientët e hershëm dhe të rinj besojnë.

Dhe bashkë me familjen sfiduan Covid 2020. Humbën babanë, por jo premtimin për të mos u dorëzuar. Një vit më pas lindi hoteli i ri. Dhe ata vazhdojnë duke u shtuar, me vetëm një armë në dorë: punën. Pakkush beson sot te puna. Por, vetëm ajo të zhvillon. Fjalët i merr era.

Nga dje, emri më sfidues i turizmit në Shqipëri do të jetë kandidati i PS-së për bashkinë e Sarandës. Qytetit më problematik për turizmin në vend, që së pari do pastruar e pastaj riorganizuar. Olti do ia dalë. Dhe kjo do të jetë një ditë e mirë për menaxhimin e qytetit në Shqipëri. Një tjetër shëmbull që do të japë ai në turizëm./Dritare.net/