Deputetja e Sarandës: Pa vulë jemi, por ne do fitojmë
Deputetja e Sarandes, Ina Zhupa, ka reaguar pas kalimit te vules tek grupi i Alibeajt.
Permes nje postimi Zhupa shkruan:
“Beteja jonë vazhdon, ne jemi demokratë dhe jemi mësuar me beteja të fuqishme përballë autokratëve.
Demokrat nuk është emër që ta jep vula, as Edi Rama, por është besim, është ideal, është frymë, është mendësi.
Sot pamë pse Edi Ramës, pas skandaleve korruptive të pashembullta, nuk i ndodh asgjë. Sepse drejtësinë e ka të kapur e nën kontroll, dhe përgatit çdo vendim sipas interesit të tij deri aty sa cenon edhe pluralizmin politik.
Kjo padrejtësi dhe shkelmim i shtetit të së drejtës do të kthehet në një arsye më shumë për të luftuar për votën e lirë dhe për fitoren e bashkive me qytetarët e ndershëm të këtij vendi.
Strukturat tona të zgjedhura kanë moralin dhe forcën për t’ia dalë, për të qenë në krye të ndryshimit. Kandidatët tanë të dalë nga një proces demokratik dhe përfaqësues të vërtetë të qytetarëve do të jenë makthi i Edi Ramës.
Ne do të jemi misionarë dhe do të bëjmë fushatë me zemër e me vërtetësi, me pasion dhe vullnet, e në 14 Maj do të fitojmë, duke vendosur të drejtën në vend”, shkruan Ina Zhupa.