Blendi Klosi në Sarandë: Jemi të bindur për fitoren e kësaj bashkie më 14 maj
Drejtuesi politik i qarkut Vlorë, Blendi Klosi, ka zhvilluar këtë të premte një takim në Sarandë me shtabin elektoral, në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit.
Klosi shoqërohej nga kryebashkiaku Adrian Gurma, ku shprehet i bindur për fitoren e kësaj bashkie.
“Vijojmë takimet me shtabin elektoral të Bashkisë Sarandë, ku diskutuam mbi ecurinë e punës së deritanishme, realizimin e detyrave për një tjetër rezultat pozitiv në zgjedhjet e 14 majit.
Synimi i Partisë Socialiste është i qartë, fitore në të 7 bashkitë e Qarkut Vlorë”, thekson Blendi Klosi.