Të rinjtë e Rithemelimit në Sarandë: Ne do e transformojmë këtë vend
Të rinjtë e Rithemelimit në Sarandë kanë zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës një takim, ku kanë diskutuar se si ta transformojnë këtë vend.
Dhe pse askush se kishte mendjen në mbledhje pasi të gjithë ishin të fokusuar tek telefonat, ata kanë besim se do i japin shpresë vendit.
Dhe shpresa që ata do i japin vendit është që të risjellin sërish në pushtet Sali Berishën.
“Takim organizativ me kryesinë e Degës Sarandë.
Takimi me të rijntë që duan të transformojnë vendin e tyre dhe ti japin shpresë të ardhmes së tyre”, thuhet në postimin e të rinjve të Rithemelimit.