FOTOT/ Si ishin Vlora dhe Saranda në vitet 1915-1918?
Gjatë Luftës së parë Botërore, forcat italiane do të përqëndroheshin në Vlorë në kuadrin e asaj që është emërtuar si “Fushata e Shqipërisë”.
I dërguari i revistës franceze Robert Vaucher, më 6 janar 1917 do ta shkruante se puna e forcave ushtarake italiane do të përqendrohej në dy drejtime; civile dhe ushtarake.
“Gjatë një viti, me një punë të palodhshme, fizionomia e qytetit të Vlorës është transformuar, duke fituar disa shekuj të humbur nën përgjumjen osmane” shkruan Vaucher.
Ai evidenton gjithashtu se po ndërtoheshin kanale kullimi, godina gjykate, bashkia, pazari i mbuluar, spitalet etj.
“Ndërtimi i tyre do t’u lejojë banorëve të Vlorës të mirat e një qytetërimi modern” vijon raportimi ku evidentohen edhe kilometrat e rrugëve të rregulluara apo numrin e urave të sistemuara.
Por si ishin realisht Vlora dhe Saranda në periudhën 1915-1918? Gjithçka është dokumentuar me fotografi një album që mban titullin “Albania e Macedonia” dhe që ka si autorësi repartin fotokinematografik të ushtrisë italiane.
Në fotot e mëposhtme jepen detaje nga jeta e atyre viteve, veprat që po ndërtoheshin apo veprat ekzistuese.
Interesant është fakti se në Shqipërinë e atyre viteve, në rajonin Vlorë-Sarandë do të kishte central për prodhim energjie, stacion meteorologjik, avionë e hidrovolantë, pistë aviacioni apo edhe traktorë për punimin e tokës.
Kreshnik KUÇAJ/SCAN