Destinacioni i javës: Kanali i Vivarit, Butrint, 18 km nga qyteti i Sarandës
Kanali i Vivarit është pjesë e rëndësishme e rrjetit hidrologjik të territorit të Parkut Kombëtar të Butrintit, si kanai natyror përmes së cilit Liqeni i Butrintit komunikon me Detin Jon.
Ka një gjatësi rreth 3.6 km, thellësi 5-6 m dhe gjerësi që varion nga 60-100 m.
Ky kanal është rruga kryesore e qarkullimit të peshqve migrues, gjithashtu përbën një ekosistem të veçantë të ujrave të kripura.
Prej vitit 2003, kanali i Vivarit ashtu si gjithë pjesa tjetër e lagunës së Butrintit, u shpall “Zonë Ramsar” për vlerat unikale dhe larmishmërinë e biodiversitetit që ka.