U raportua i zhdukur nga familjarët, gjendet i pajetë bariu në Finiq
Është gjetur i pajetë bariu Taqi Bërxulla, i cili një ditë më parë u denoncua nga familjarët i humbur.
Burime nga policia bëjnë me dije se ai kishte rënë në një greminë pranë vendit ku kishte dalë për të kullotur.
Denoncimi për zhdukjen e tij është bërë nga familja mbrëmjen e djeshme në Komisariatin e Policisë së Sarandës, të cilët kanë deklaruar se 69-vjeçari kishte dalë për të kullotur bagëtitë, por në mbrëmje bagëtitë ishin kthyer në shtëpi pa të.