Jolio Dine uron Gëzim Ademajn që mori mandatin e deputetit dhe lajmëron: Rikthehem shpejt, me bashkëqytetarët
Kandidati i PD-së për Sarandën, Jolio Dine, ka uruar Gezim Ademaj që mori mandatin e deputetit pas largimit të Fatjon Veizajt.
Jolio Dine ka qenë një ndër emrat më të votuar në listën e qarkut Vlorë në zgjedhjet e fundit, por që nuk arriti dot të futej në parlament.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Dine shkruan:
“Urime deputetit me te ri te Kuvendit te Shqiperise z. Gezim Ademaj!
Listat e mbyllura dhe vendimi paszgjedhor dhe me vonese i Gjykates Kushtetuese per hapjen e tyre e penalizoi Gezimin qe te ishte deputet prej 25 prillit dhe po aq mua ne keto momente per ti dhene nje tjeter mandat deputeti Sarandes e jo thjesht Jolit.
Megjithate marredhenia ime vazhdon te mbetet me kryefjale “Qytetaret”, me ata dhe per ata deri ne fund!
Rikthehem shpejt Me bashkeqytetaret”, nënvizon Jolio Dine. /Sarandanews.com/