FOTO/ Rama mblodhi grupin parlamentar, Niko Kuri krah Erion Braçes

Kryeministri Edi Rama mblodhi këtë të hënë grupin parlamentar në nisje të sezonit të ri, ku foli për performancat e tyre dhe objektivat e ardhshëm.

Të pranishëm ishin të gjithë deputetet e PS-së.

Siç shihet nga fotot e shpërndara nga kryeministri Rama në rrjetin e tij social deputeti i Sarandës, Niko Kuri qëndron në krah të Erion Braçes.

Kujtojmë që deputeti Kuri gjate këtyre viteve si deputet nuk është se ka folur shumë në foltore të Kuvendit duke qëndruar në heshtje. /Sarandanews.com/