Hyri me forcë në një banesë, për të vjedhur, arrestohet 25-vjeçari në Sarandë
Policia në Sarandë ka arrestuar në flagrancë një 25-vjeçar, i cili ishte futur në një shtëpië me forcë për të vjedhur.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen Metoq, Sarandë, ku i riu i identifikuar si kishte hyrë me forcë një shtetas, për të vjedhur, dhe po konfliktohej fizikisht me pronarin e banesës.
“25-vjecari kishte hyrë me forcë në banesën e shtetasit A. T., për të vjedhur, por ishte konstatuar nga ky i fundit, i cili njoftoi menjëherë Policinë dhe u konfliktua fizikisht me të deri në ndërhyrjen e shpejtë të shërbimeve të policisë që reaguan në kohë reale.”- njofton policia.