Manjola Nikollo nxjerr blof veten e saj, pranon përçarjen në PD: Kemi nevojë të bashkohemi…

Kryetarja e Rithemelimit të Sali Berishës në Sarandë, Manjola Nikollo, ka nxjerr blof veten e saj ku ka pranuar përçarjen që ekziston në degën e PD-së.

Ndonse deklaronte vazhdimisht se në degën e PD Sarandë të gjithë janë të bashkuar, festa e 32- vjetorit tregoi qartë ndarjen në dy grupime, madje një prej kandidatëve që mori pjesë në Primare, Spiro Vaso iu bashkua festës së PD-së zyrtare që përfaqësohet nga Enkelejd Alibeaj.

Përmes një postimi Manjola Nikollo shkruan:

“2 vite PD Sarandë

Sot Partia Demokratike më shumë se asnjëherë tjetër,

  • ka nevojë për bashkimin e vlerave përreth saj,
  • për rigjenerimin në çdo qelizë të saj,
  • për hapjen e degës ndaj elementëve më të

spikatur në shoqëri,

  • për rininë,

por mbi të gjitha në këtë ditë të veçantë krenarie,

  • ne kemi nevojë të rivlerësojmë njerëzit me

kontribute në Partinë Demokratike!

Mirënjohje për grupin nismëtar që me sakrificë,me gjithë egërsinë e sistemit,bënë të mundur themelimin e Partisë Demokratike

në Sarandë,Konispoli,Markat,Xarrë,Lukovë,Dhivër,Livadhja e Aliko!

Gëzuar të dashur demokratë”, shkruan ajo. /Sarandanews.com/