VIDEO/ Sarande, Andrea Baruta nga Derviciani kap kryqin të hedhur në det
Paraditen e së premtes dhjetëra besimtarë ortodoks të qytetit dhe jo vetëm ndoqën në Kishën “Shën Harallambi “ në Sarandë ceremoninë e Ujit të bekuar, organizuar nga grupi i klerikëve, atashuar pranë saj.
Në këtë ceremoni mernin pjesë besimtarë ortodoks, por edhe besimtarë të fesë myslimane.
Merrte pjesë gjuthashtu edhe deputeti i Sarandës njëherêsh mjeku Niko Kuri me familjen.
Më pas kortezhi ju drejtua bregut të detit ku dhe u organizua ceremonia e hedhjes së kryqit në ujë.
Për të garuar në këtë ceremoni ishin në gatishmëri tre të rinj, të cilët u hodhën në ujë për të kapur kryqin që në momentin e parë kur prifti e hodhi atë në ujë.
Në këtë garë triumfoi Andrea Baruta nga Derviciani, i cili para kamerës shprehu kënaqësinë që ishte i pari që kapi kryqin, një ëndërr të cilën ai e bëri realitet. Në fund ai uroi që njerëzit të kenë shëndet për këtë vit.