Sarandë, aksident i rëndë në rrugën e Lëkursit, 8 vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital
Aksident në Sarandë, ku një automjet ka përplasur një vajzë 8 vjeç. Ngjarja ndodhi në rrugën e Lëkursit para pak minutash.
E mitura me inicialet A.M., po kalonte rrugën bashkë me nënën e saj, por në një moment pasi ishte shkëputur pak nga e ëma, është goditur nga automjeti që drejtohej nga shtetasi M. Marku, banues ne Ksamil.
Fëmija fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut në spitalin e Sarandës.
Policia ndodhet në vendngjarje.
NJOFTIMI I POLICISË
Sot, rreth orës 12:10, në lagjen nr.1, Sarandë, shtetasi M. M., 22 vjeç, banues në Ksamil, duke drejtuar automjetin tip “Hyndai”, ka aksidentuar në rrugë, një fëmijë, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin