Festat e fundvitit, PS Sarandë organizon darkë me drejtuesit dhe simpatizantët
Në kuadër të festave të fundvitit, Partia Socialiste e degës së Sarandës ka shtruar një darkë.
Të pranishëm ishin drejtuesit kryesorë duke nisur që nga Blendi Klosi, Anila Denaj, kryebashkiaku Adrian Gurma, kreu i degës Eleron Gjoni, e duke vijuar me simpatizantët e shumtë të kësaj partie.
Ata kanë trokitur gotat duke iu uruar njëri-tjetrit festat e fundvitit.