Adrian Gurma me banorët e Berdeneshit: Bisedë e hapur për nevojat dhe shqetësimet e tyre

Kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma, ndalesën e radhës për të bashkëbiseduar e ka pasur me banorët e Berdeneshit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Gurma tregon se biseda ka qenë tek nevojat e shqetësimet e tyre dhe mbi projekt-buxhetin e vitit 2023 .

“Me banorë të Berdeneshit, në një bisedë të hapur, për nevojat e shqetësimet e tyre dhe mbi projekt-buxhetin e vitit 2023 .

Të degjojmë njëri-tjetrin”, nënvizon kryebashkiaku Sarandës, Adrian Gurma. /Sarandanews.com/