Lajmi i mirë, nesër nis rikonstruksioni i Urës së Vanes
Deputetja e zonës Anila Denaj ka dhënë lajmin e mirë se nga e hëna dk nis puna për rikonstruksionin e Urës zë Vanes.
“Në zonën e Urës së Vanes ku ndodhet policia bashkiake dhe zjarrfikësit për çdo të papritur.
Sapo morëm konfirmimin, se neser do të fillojë çmontimi dhe do të vijojë puna për montimin e një ure me kapacitet më të lartë.
Ura u dëmtua para disa javesh nga kalimi i një mjeti me tonazh më të lartë sesa ishte e lejuar.
Falënderim për ekipet e Emergjenca Civile dhe Ministria e Mbrojtjes për përgjigjen e menjëhereshme”, shprehet deputetja Anila Denaj. /Sarandanews.com/