Kandidati i mundshëm nga PD-ja zyrtare tallet me Majnola Nikollon, Ina Zhupën dhe Ardit Cikulin: Tani mos harroni ti dërgoni mesazhe në telefon zyrtarëve të PS-së

Kandidati i mundshëm nga PD-ja zyrtare e Alibejat, Gentjan Zera, është tallur me kryetaren e degës së Rithemelimit në Sarandë Manjola Nikollon, deputeten Ina Zhupën si dhe me kandidatin Ardit Cikuli.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Zera nuk nguron të zbulojë edhe disa prapaskena të mesazheve që eksponentë të PD-së së Sarandës bisedojnë me mesazhe me ata të Partisë Socialiste.

POSTIMI I PLOTË

Mareveshjet u arriten me sukses!

Postet imagjinare u ndane!

Benefitet pas humbjes i siguruan

Tani….. do filloni te denonconi ndonje gje, apo njehere e mire pas festave?!

Se po pret populli…..

E mire,,,, beni dhe festat bashke dhe pastaj beni sikur ziheni. Beni gjoja sikur jeni acaruar.

Sulm pas festave

Po kujdes, mos harroni dhe i drejtoheni kundershtarit ne fushate ashtu sic i drejtoheni ne sms, me fjalet :

E nderuar shefe!

Dhe te gjitha keto pazare, lojra, ne kurriz te qytetit dhe qytetareve!

Gjithsesi, ne duruam 12 vite, se u bene 16, nuk ka problem.

Te pakten bejini thirje qytetareve te votojn

Partine Demokratike te Shqiperise