Adrian Gurma takimet me banorët e lagjeve “Baba Rexhep” dhe Lugut të Dardhës: Fokusi tek zgjidhjet e problematikave dhe projektet e ardhshme

Kryebashkiaku Adrian Gurma ka vijuar takimet me banorët e lagjeve të ndryshme të Sarandës, për të bashkëbiseduar drejtëpërdrejtë për qytetarët rreth problematikave të tyre, e për tu dhënë zgjidhje.

Dy takimet e fundit kryetari bashkisë së Sarandës i ka zhvilluar me banorët e lagjes “Baba Rexhep” dhe me banorë të zonës së Lugut të Dardhës

“Me banorët e lagjes “Baba Rexhep”, për të prekur nga afër shqetesimet e problematikat e tyre, rrugët e zgjidhjes, si dhe për të diskutuar mbi për projektet e së ardhmes”,

“Me banorë të zonës së Lugut të Dardhës, diskutuam mbi punët e kryera, problematikat e përditshmërisë së tyre e rrugët e zgjidhjeve, si dhe për projektet në vijim, për ti reflektuar ato në projekt-buxhetin e vitit 2023”, shkruan kryebashkiaku Gurma. /Sarandanews.com/