Kandidati i primareve largohet nga PD Sarandë dhe akuzon rëndë, Magllara: Mora garanci, por e gjitha ishte një baltë

Kandidati i primareve të PD-së për bashkinë e Sarandës, Armando Magllara, është larguar zyrtarisht nga kjo forcë politike.

Ai ka hedhur akuza të rëndë për procesin e primareve, ku thekson se pavarsisht se ka marrë garanci nga drejtuesit e PD-së si Sali Berisha apo Flamur Noka, diccka e tillë nuk ka ndodhur.

POSTIMI I PLOTË.

Te dashur miq

Jam i detyruar te bej disa sqarime

Reth vitit 2015 kam filluar te jem aktiv ne PD

Nuk kam punuar asnjehere ne administrate shteterore.

Nuk kam perfituar asnjehere fonde publike

Kam punuar si gjithe Shqiptaret e ndershem

Duke qene qe nje pjese te kohes une e kaloj ne Sarande vendosa te konkuroj ne primare Bashkine Sarande.

Kam kerkuar garanci per drejtesi pasi PD Sarande e ka uzurpuar fondacioni Soros( ka lidhje me koncensionin e Butrintit) ku une kam qene kundra

Kam kerkur barazi tek Sali Berisha, asgje.

Kam kerkuar garanci tek Flamur Noka, asgje

Kam kerkuar garanci tek Albana Vokshi, asgje

Etj etj ( Disponoj te gjitha sms)

Jo siguroj qe balte mbi Armando Magllaren nuk hidhni dot

Beni nje test ne qytet dhe e mesoni

Une doja te kontriboja per qytetin tim se e dua.

Une jam rezident ne Londer dhe pjesen qe do te jem ne Sarande do te kontriboj perseri

Ne PD e gjithe shqiperise ka akoma pak njerez qe besojne se ajo eshte Parti Demokratike

Kujdes miq te mi kujdes?!!!

Nga sot largohem nga PD.

Eshte koha te perkushtohem me shume bizneseve.

Falenderoj shume, shume ata qe paten besim tek une.

Neveris ata qe punojne me barbaret per shkaterimin e ketij qyteti.

Ndjese neqoftese me ndonje kam qene i ashper kam besuar gjithmone se jam ne anen e drejte te shoqerise njerezore