FOTOT/ Bujar Leskaj vetëm qesh e tallet gjatë prezantimit të kandidatëve të Sarandës
Ditën e djeshme katër kandidatët për primaret e bashkisë Sarandë, Ardit Cikuli, Armando Magllara, Ilir Nikolla dhe Spiro Vaso, u prezantuan përpara antarëve në një ceremoni ku ishte i pranishëm drejtuesi politik i qarkut Vlorë për PD-në Bujar Leskaj dhe deputetja e zonës Ina Zhupa.
Katër kanditatët shpalosën disa nga idetë te tyre në rast se do të zgjidhen si kandidat, ndërkohë që shumica e të pranishmëve ishin thuajse të gjithë indifferent gjatë kohës që ata flisnin.
Kulmi ishte tek drejtuesi politik i qarkut Vlorë, Bujar Leskaj, i cili gjatë gjithë kohës së këtij takimi, ishte duke biseduar me personat që kishte afër tij.
Ndërkohë nuk kanë munguar dhe talljet dhe qeshjet që Leskaj bënte gjatë kohës kur kandidatët e primareve shpalosnin ndonjë ide në rast se do të bëheshin kryetar bashkie.
Vetë injorimet që Bujar Leskaj bënte gjatë këtij takimi, tregonte qartë se i gjithë procesi që ata po kryejnë është një fars.
Qeshjet e Leskajt dhe talljet që ai bënte me premtimet e kandidatëv tregon qartë se ccfarë alternative po u paraqitet qyetarëve të Sarandës nga ata që mendohet se janë opozitë…