Prezantohet kandidatët e primareve në Sarandë: Ardit Cikuli, Armando Magllara, Ilir Nikolla dhe Spiro Vaso
Katër kandidatët e Partisë Demokratike për primaret në Bashkinë e Sarandës u prezantuan zyrtarisht përpara anëtarësisë demokrate të mbledhur mbasditen e së mërkurës në mjediset e Hotel “Mediterrane”.
Të katër kandidatët, Ardit Cikuli, Armando Magllara, Ilir Nikolla dhe Spiro Vaso do të përballen në 4 dhjetor me votën e anëtarësisë, ku më pas një prej tyre do të përzgjidhet si kandidat i Partisë Demokratike për Bashkinë e Sarandës.
Gjatë prezantimit secili prej kandidatëve theksin e vuri tek pakënaqësia e rritur në qytet, për shkak të premtimeve të pambajtura nga qeverisja socialiste e pushtetit lokal, por dhe atij qëndror.
U fol shumë për mungesën e ujit 24 orë, për shetitoren e re në qytet që lekë janë hedhur dhe ajo është me probleme qoftë edhe me një shi të dobët, ku faji për të është nga punimet e bëra nga firma FSHZH.
Kandidatët thanë edhe për punësimet që bëhen partiake, jo me meritokraci.
Në prezantimin e katër kandidatëve të Partisë Demokratike për primaret e Bashkisë Sarandë ishin të pranishëm dhe drejtuesi politik i këtij qarku, Bujar Leskaj dhe deputetja Ina Zhupa.