Sarandë: “Legjenda“ e shesheve, pas 23 viteve bllokim, nga 3200, Bashkia ka nënshkruar mbi 900 kontrata pronësie për hipotekë
Në Sarandë, nga “Legjenda” me sheshet ose parcelat e ndara nga ish bashkia në vitin 1999, plot 23 vite më parë, sot, bllokimi total i zhvillimit të këtyre pronave të patundshme të qytetarëve sarandiote prej ish kryeministrit të kohës Sali Berisha; duket se ka një tjetër pamje:
atë të zhbllokimit që nisi tre vite më parë me një Urdhër të lëshuar nga pasardhësi socialist, Kryeministri Edi Rama.
Ky shqetësim social për zgjidhje, i ngritur me shqetësim e zemërim njëherazi nga mijëra qytetarë në Sarandë dhe emigracion, kishte rënë rregullisht në “vesh të shurdhët” , por mori dritë jeshile nga bashkia aktuale, për hir të së vërtetës edhe nga kombëngulja e dy zyrtarëve : kreut të sotëm të bashkisë Adrian Gurma dhe ish deputetit Alket Hyseni.
Gurma, lidhur me procedurën e zhbllokimit dhe finalizimit me hipotekim të këtyre shesheve, prona të qytetarëve, deklaroi së fundi se “nga 3200 sheshe ndërtimi akorduar me vendime të këshillave bashkiakë për qytetarët, Bashkia ka nënshkruar deri më sot mbi 900 kontrata pronësie për hipotekë.
Ai përmendi se ritmet sigurisht mund të ishin më të larta në këtë proces deri në finalizimin me kontrata pronesie nga ana e Bashkise por këtu, ka ndikuar,(logjikisht-J.M)) edhe periudha e rënde e pandemisë ,etj,.
Gurma, duke përmendur shifra konkrete për nje punë voluminoze dhe serioze; shëprndau kësisoj edhe disa mjegulla e përgojime me, ose pa të drejtë të qytetarëve -pronarë hipotetikë ( vetëm çertifikata i bën realisht zotër të pronës së tyre); për klavarin ngecje-ç’ngecjeve në ritmet e procedurave, dhe, largëqoftë të pagesave nën dorë ose me mik (kuto:para) të algoritmeve të këtij procesi kaq të ndjeshëm për njeriun e thjeshtë.
Pas deklarimit konkret të kryebaskiakut Adrian Gurma, lispet që, specialistët rrogëtarë, të sektorit të Urbanistikës dhe më sipër saj, të japin periodikisht informacione konkrete në WEB, FB e Bashikisë, njoftime të afishura edhe me shkrim për kriteret, udhëzimet, mangësitë në dojset e qytetarëve për këto prona qe cenojnë ritmete procesit.
Sespe, ajo thënia e hershme vlen jo vetëm për punonjësin e Urbanistikës por edhe për çdo punonjës në godinën e Bashkisë, nga kati i parë, në të 3-tin:
“Nuk mjafton që gruaja e Çezarit të jetë e ndershme, por, duhet edhe ta tregojë që është e ndershme!”