Eleron Gjoni mbledh ekipin digjital të PS Sarandë: Organizim që e vërteta të fitojë mbi llumin
Kryetari i degës së PS Sarandë zhvilloi një trajnim me ekipim e organizimit digjital.
Qëllimi i këtij takimi ishte puna konkrete e këtij Sekretariati, si dhe përshkrimi me detaje i funksionit që do të ketë ai në fushatën e ardhshme zgjedhore, por edhe në vazhdimësi.
Sekretariati Digjital është një risi në organizimin e brendshëm të Partisë Socialiste.
“Me ekipin digjital të PS Sarandë, për të theksuar rëndësine e komunikimit me qytetarët.
Organizimi dhe bashkëpunimi janë thelbësore në këtë betejë të përditshme , ku të vërtetat duhet të fitojnë mbi llumin virtual ,të atyre që nuk kanë dëshirë të punojnë , por vetëm të shpifin”, thuhet në njoftimin e PS Sarandë.