Ndalesa e radhës në fshatin Çukë, Adrian Gurma bashkëbisedim me banorët
Fshati Çukë ishte ndalesa e radhës e kryebashkiakut Adrian Gurma.
Në një postim në rrjetet sociale kryetari i bashkisë së Sarandës shkruan:
“Në fshatin Çukë, në dëgjesën publike të radhës, për të folur me banorët, mbi shqetësimet e problematikat e përditshmërisë, si dhe gjetjet e rrugëve të zgjidhjes së tyre, nëpërmjet planifikimit të konsultuar e efikas të projekt-buxhetit të vitit 2023”, nënvizon Gurma.